Kriza energjitike, Putin: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit

155
Sigal

“Nëse na kërkojnë që të rrisim më shumë furnizimet e gazit, ne jemi të gatshëm të veprojmë ashtu. Ne i rrisim furnizimet aq sa na e kërkojnë partnerët tanë”.

Kështu është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin, në kohën kur disa vende të Europës e akuzojnë Rusinë se me qëllim nuk po rrit furnizimet teksa bota po përballet me krizë energjitike.

Kjo deklaratë e Putin është dhënë në një forum për energji në Moskë.

Më tej Putin ka folur për të ardhmen e tregut botëror të energjisë dhe ka thënë: “roli i naftës dhe gazit do të bjerë”.

Putin gjithashtu ka folur për ndryshimet klimaterike duke u shprehur se planetit i duhen  veprime të përgjegjshme.“Planetit i duhen veprime të përgjegjshme nga të gjithë pjesëmarrësit e tregut, si prodhuesit ashtu edhe konsumatorët,  për t’u fokusuar në periudhë afatgjatë në interesat e zhvillimit të qëndrueshëm për të gjitha shtetet tona”, ka thënë Putin të mërkurën.

Aktualisht Rusia është e katërta në botë për emetime të karbonit dhe kritikët thonë se ky shtet është duke bërë pak për ta zvogëluar krizën.