Elseid Hysaj marrëveshje me Interin

568
Sigal

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj  do të largohet nga Napoli, pasi ka arritur marrëveshjen me Interin.

Në fakt, Hysaj ka qenë objekt i merkatos dhe dukej se do të transferohej te Chelsea, për t’u bashkuar me ish-trajnerin Maurizio Sarri, por së fundi është arritur marrëveshja me klubin zikaltër, teksa pritet vetëm zyrtarizimi dhe detaje të tjera.

Te Napoli, Hysaj që prej vitit 2015 ka zhvilluar 127 ndeshje, duke qenë titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, dhe sezon pas sezoni vlera e tij u rrit ndjeshëm.

Sezonin e ardhshëm shqiptarin do ta shohim me fanellën e Interit, ku pritet të luajë në Champions League, nëse zikaltrit do të arrijnë të sigurojnë një nga katër vendet e para të Serie A.