Opozita në protestë, Rama nesër viziton Kuvajtin

550
Sigal

Siç ka ndodhur edhe ne protestat e kaluara të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në ‘fortesën’ e Kryeministrisë. Këtë herë, ai nuk ka zgjedhur as Vlorën, as Beratin por shtetin aziatik të Kuvajtit, ku do të niset menjëherë pas takimeve që zhvilloi sot në samitin e Dubrovnikut, duke mos u kthyer fare në Shqipëri.

Protesta e opozitës do të nisë në orën 18:00, ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se tubimi do të jetë më masivi i organizuar deri tani nga opozita.

Opozita e bashkuar kërkon krijimin e një qeverie transitore pa Edi Ramën në krye, që të organizojë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme demokratike. Eksponentë të mazhorancës janë shprehur në dajlet mediatike se janë të gatshëm për dialog, por pa bërë hapa konkret.