Truproja e Arta Markut e përplasi pas murit, ja reagimi epik i gazetarit ndaj Kryeprokurores

594
Sigal

Një tjetër skandal që prodhon gjuha e urrejtjes së Ramës ndaj gazetarëve ka ndodhur sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku gazetari Realdo Salianji u përplas në mur nga truproja i Arta Markut, ndërsa po i drejtonte mikrofonin për të kryer detyrën.

Vetë gazetari Realdo Salianji, ka reguar duke u shprehur se dhuna ndaj tij ishte e pakumptimtë, duke argumentuar se Arta Marku “mund të zgjedhë të mos flasë për të mbuluar budallallëkun që e karakterizon por jo të dhunojë një gazetar”.

Gazetari ka treguar se ai është ndjerë i dhunuar edhe nga deputeti Ulsi Manja, i cili u përpoq ti largonte dorën në të cilën mbante milrofonin.

Postimi i plotë:

Injoranca nuk është Argument zonja prokurore PPP.

Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport.

Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.

(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’të mamit të vet do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?)”

Injoranca nuk është Argument zonja prokurore PPP. Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport.Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohëshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohëshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?)

Gepostet von Renaldo Salianji am Freitag, 12. April 2019