Lorik Cana vlen 5 milionë euro, por Samir Handanoviç i Sllovenisë shkon në 15 milionë euro
Vlerat e përbashkëta të portierit të Sllovenisë dhe Interit, Samir Handanoviç (15 milionë euro), sulmuesit të PSV Eindhovenit në Holandë, Tim Matvaz (7 milionë euro) dhe mesfushorit Armin Bacinovic (3 milionë euro) të Veronës në Itali, janë sa e gjithë skuadra shqiptare e grumbulluar për ndeshjen e së martës kundër Sllovenisë. Sipas faqes së specializuar gjermane, Transfertmarkt.de, kartonët e 24 lojtarëve të Kombëtares sonë arrijnë shumën e 25 milionë e 300 mijë eurove, ndërkohë që ato të sllovenëve kapin më shumë se dyfishin, 54 milionë euro e 525 mijë euro, pra rreth 30 milionë euro më shumë. Nëse këta tregues do të reflektoheshin drejtpërdrejt në fushën e lojës, atëherë fituese do të dilte Sllovenia. Në fakt, si për koincedencë, Shqipëria e ka humbur ndeshjen e fundit 2-1 me Slloveninë, një ndeshje miqësore e luajtur në “Qemal Stafa”, më 9 shkurt të vitit të kaluar, kur në bankinë ishte kroati Josip Kuzhe. Në pesë përballjet direkte me Slloveninë, nuk kemi mundur të fitojmë asnjëherë. Në katër ndeshjet zyrtare kemi marrë dy barazime (0-0) dhe dy humbje (1-0, 2-0), ndërkohë që dhe në të vetmen miqësore kemi humbur 2-1.
SHQIPËRIA
Trajneri Xhani De Biazi, i cili do të jetë trajneri i pestë i Kombëtares shqiptare që do të përballet me Slloveninë, pas Astrit Hafizit, Oto Bariçit, Sllavko Kovaçiçit dhe Josip Kuzhesë, ka thirrur 24 lojtarë, 18 prej të cilëve luajnë në kampionatet e huaja. Lojtari më i shtrenjtë shqitpar është kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, vlera e kartonit të të cilit shkon në 5 milionë euro (te Lacio ai merr një pagë vjetore 1.7 milionë euro). Lojtarë të tjerë të shtrenjtë janë Mërgim Mavraj me 2 milionë e 250 mijë euro. Me vlerë 2 milionë euro është Armend Dallku, 1.2 milionë euro është Debatik Curri, ndërsa 1 milionë euro Hamdi Salihi. Me 1 milionë euro janë portieri Etrit Berisha dhe mesfushorët Alban Meha dhe Odise Roshi. Të tjerët janë poshtë këtyre shifrave.
SLLOVENIA
Sllovenët, vendi i 35-të në FIFA, 49 vende më mirë se Shqipëria (e 84-ta), kanë një vlerë në total mbi 59 milionë euro, pra më shumë se dyfishin e vlerës së Kombëtares sonë. Nga 24 lojtarët e Sllovenisë, 17 prej tyre janë në vlerat nga 1 milionë deri në 15 milionë euro, këtë shifër e ka portieri i Interit, Samir Handanoviç, por që nuk do të jetë në fushë kundër Shqipërisë, për shkak të një dëmtimi. Lojtarë të tjerë shumë të shtrenjtë janë mesfushori Josip Iliçiç (8 milionë euro) i Palermos, sulmuesi i PSV Eindhovenit në Holandë, Tim Matvaz (7 milionë euro) dhe mesfushorit Armin Bacinovic (3 milionë euro). Me nga 2 milionë euro janë mbrojtësi Bostjan Cesar, mesfushori Jasmin Kurtiç,
SHQIPËRIA
Renditja në FIFA: vendi i 84-t
Numri i lojtarëve: 24, nga këta 18 legjionarë
Vlera në total: 25 300 000 euro
Lojtari më i shtrenjtë: Lorik Cana, 5 000 000 euro
Mesatarja e moshës: 26.90 vjeç
Lojtari më i ri: Armando Sadiku, 21 vjeç
Lojtari më i moshuar: Erjon Bogdani, 35 vjeç
Ndeshje ndërkombëtare si grup lojtarësh: 478 ndeshje
Lojtari me shumë eksperiencë në grup: Erjon Bogdani, 71 ndeshje
Lojtari me më shumë ndeshje: Altin Lala, 79 ndeshje
Golashënuesi më i mirë: Erjon Bogdani 17 gola
Vlera individuale
Samir Ujkani portier 24 vjeç 3 500 000 euro
Etrit Berisha portier 23 vjeç 1 000 000 euro
Orges Shehi portier 35 vjeç 125 000 euro
Tefik Osmani mbrojtës 27 vjeç 300 000 euro
Armend Dallku mbrojtës 29 vjeç 2 000 000 euro
Debatik Curri mbrojtës 28 Vjeç 1 200 000 euro
Franc Veliu mbrojtës 23 vjeç 350 000 euro
Ansi Agolli mbrojtës 30 vjeç 350 000 euro
Renato Arapi mbrojtës 26 vjeç 300 000 euro
Mërgim Mavraj mbrojtës 26 vjeç 2 250 000 euro
Andi Lila mesfushor 26 vjeç 750 000 euro
Lorik Cana mesfushor 29 vjeç 5 000 000 euro
Ervin Bulku mesfushor 31 vjeç 350 000 euro
Jahmir Hyka mesfushor 24 vjeç 800 000 euro
Emiljano Vila mesfushor 24 vjeç 500 000 euro
Sabien Lilaj mesfushor 23 vjeç 400 000 euro
Gilman Lika mesfushor 25 vjeç 275 000 euro
Alban Meha mesfushor 26 vjeç 1 000 000 euro
Burim Kukeli mesfushor 28 vjeç 800 000 euro
Odise Roshi mesfushor 21 vjeç 1 000 000 euro
Edgar Çani sulmues 23 vjeç 850 000 euro
Armando Sadiku sulmues 21 vjeç 700 000 euro
Hamdi Salihi sulmues 28 vjeç 1 100 000 euro
Erjon Bogdani sulmues 35 vjeç 400 000
Shuma në total: 25 300 000 euro
SLLOVENIA
Renditja në FIFA: vendi i 35-të
Numri i lojtarëve: 27, nga këta 23 legjionarë
Vlera në total: 55 025 000 euro
Lojtari më i shtrenjtë: Samir Handanoviç, 15 000 000 euro
Mesatarja e moshës: 26.60 vjeç
Lojtari më i ri: Jan Oblak, 19 vjeç
Lojtari më i moshuar: Jasmin Handanoviç, 34 vjeç
Ndeshje ndërkombëtare si grup lojtarësh: 570 ndeshje
Lojtari me shumë eksperiencë në grup: Bostjan Cezar, 65 ndeshje
Lojtari me më shumë ndeshje: Zllatko Zahoviç, 80 ndeshje
Golashënuesi më i mirë: Zllatko Zahoviç 35 gola
Vlera individuale
Samir Handanoviç portier 28 vjeç 15 000 000 euro
Jasmin Handanoviç portier 34 vjeç 400 000 euro
Jan Oblak portier 19 vjeç 1 100 000 euro
Miso Brecko mbrojtës 28 vjeç 1 750 000 euro
Dejan Kelhar mbrojtës 28 vjeç 500 000 euro
Marko Suler mbrojtës 29 vjeç 1 000 000 euro
Bostjan Cesar mbrojtës 30 vjeç 2 000 000 euro
Bojan Jokiç mbrojtës 26 vjeç 1 000 000 euro
Andrazh Struna mbrojtës 23 vjeç 325 000 euro
Dominic Maroh mbrojtës 25 vjeç 2 000 000 euro
Kevin Kampl mesfushor 22 vjeç 1 500 000 euro
Nejc Pecnik mesfushor 26 vjeç 1 000 000 euro
Jasmin Kurtic mesfushor 23 vjeç 2 000 000 euro
Goran Cvijanoviç mesfushor 26 vjeç 500 000 euro
Andraz Kirm mesfushor 28 vjeç 1 600 000 euro
A. Radosavljeviç mesfushor 33 vjeç 650 000 euro
Josip Ilicic mesfushor 24 vjeç 8 000 000 euro
Armin Bacinoviç mesfushor 22 vjeç 3 500 000 euro
Alesh Mertelj mesfushor 25 vjeç 750 000 euro
Mirnes Sisiç sulmues 31 vjeç 700 000 euro
Zlatko Dediç sulmues 28 vjeç 1 000 000 euro
Tim Matavz sulmues 23 vjeç 7 000 000 euro
Robert Beric sulmues 21 vjeç 750 000 euro
Dzengis Çavuseviç sulmues 24 vjeç 500 000 euro
Shuma në total: 54 525 000 euro