Sigal

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviç me vendimin e tij për të përjashtuar Valon Behhramin nga ekipi kombëtar dhe disa futbollistë të tjerë ku në listën e të larguarve pritet të jetë dhe Blerim Xhemaili ka ndezur kundërshti të mëdha në Zvicër nga opinion i gjerë.

Përveç kritikave tani Vladimir Petkoviçit po i kërkohet edhe dorëheqja. Është gazeta më e madhe në Zvicër “Blick” e cila kërkon dorëheqjen e trajnerit për shkak të situatës që ka sjellë me vendimet e tij.

Kështu drejtori i futbollit në “Blick”Andreas Boeni, përmes një shkrimi ka kërkuar nga Petkoviç që të japë dorëheqjen, madje ai shkruan edhe për ndikimin që mund të ketë largimi i Behramit tek lojtarët e tjerë shqiptarë.

Ai shpreh habit ë madjhe për mënyrën se si u përjshtua Behrami ku e cilëson si një lojtar mjaft të afërt me trajnerin. Gjithashtu në shkrim thuhet se nëse ai kishte vendosur ta largonte lojtarin shqiptar duhet ta bënte në një mënyrë krejt tjetër, ta sqaronte, të jepnin një konferencë së bashku dhe të bëhej dhe një ndeshje lamtumire.

Behrami ishte prej lojtarëve kryesorë të Zvicrës. Ka luajtur për Zvicrën për plot 13 vjet dhe ka 83 ndeshje të zhvilluara. Po ashtu është paraqitur në katër kampionate botërore dhe dy kampionate evropiane, si asnjë lojtar tjetër i Zvicrës.

Gjithashtu “Blick’ fajëson edhe trajnerin për skaulifikimin në Kupën e Botës ndaj Suedisë që nuk solli frymën e duhur dhe shpirtin e garës, siç u pa për shembull tek Kroacia. Dhe nëse na duhen lojtarë të rinj për të sjellë optimizmin e njëjta gjë është dhe për trajnerin, thekson Boeni.