Sigal

Një person, i cili u kap me një sasi të vogël droge, në Tiranë, do të duhet të përballet me drejtësinë edhe për përdorim abuziv të simboleve shtetërore.

Burime të Policisë Vendore ët Tiranës, bëjnë të ditur se 28-vjeçarit iu gjet në automjetin tij, një stemë e Policisë së rendit si edhe një sasi kanabisi.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08. 08. 2018, u referuan materialët në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F. V., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi rreth orës 15:45, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të mjetit tip “Saab”, iu gjet dhe sekuestrua një stemë e policisë së rendit e cila vendoset në uniformë dhe 0.1 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 247 e 283 të Kodit Penal.