Perez largon Bejlin në fund të sezonit

358
Sigal

Sipas asaj që raporton gazeta madrilene “AS”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka humbur durimin kundrejt Gareth Bejlit për shkak të rendimentit të dobët të këtij sezoni. Vetëm një fund sezoni shpërthyes mund të bëjë që presidenti i “Los Blancos” të ndërrojë mendim.

Bejl, Marcelo dhe Izko janë tre lojtarët që nuk po aktivizohen më si titullarë nga ana e trajnerit Santiago Solari dhe duken që të tre me valixhe në dorë. Për sulmuesin nga Uellsi ka shumë interes nga klubet e Premier Ligës, me çelsin dhe Mançester Junajtidin që janë dhe në majë të listës së dëshirave të vetë lojtarit.