Sigal

Situata që po kalon Bajerni i Mynihut për momentin nuk duket ajo e duhura dhe humbja e fundit ndaj Dortmundit, ka bërë që gjërat në kampin bavarez të trazohen akoma më shumë. Trajneri Niko Kovaç shihet si fajtori kryesor dhe një shkarkimi mundshëm nuk përjashtohet.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, drejtuesit e Bajernit duket se kanë bërë një ofertë në drejtim të Zinedin Zidan. Ish-trajneri i Realit, për momentin është pa ekip dhe mund të rikthehet në krye të një klubi më shpejt nga çfarë e kishte parashikuar, pasi një ofertë nga Bajerni do tundonte këdo.

Tekniku francez thuhet se ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Bajernit të Mynihut dhe mund të gjendet një marrëveshje midis palëve. Ndoshta bavarezët mund ta kenë gjetur “ilaçin” e zgjidhjes së problemeve të tyre.