Perez gati të “zbrazë xhepat” nëse lojtarët e Realit fitojnë dopietën

457
Nëse Real Madrid arrin të triumfojë në finalen e Cardiffit ndaj Juventusit, por edhe nëse arrin suksesin në kampionatin spanjoll, atëherë do të ketë një premio të majme për futbollistët.

Presidenti Florentino Perez, siç saktësojnë mediat spanjolle, ka takuar tre prej liderëve të skuadrës, Cristiano Ronaldon, Marcelon dhe Sergio Ramosin, të cilëve ka dashur të delegojë premion e majme që “bosi” ka programuar për skuadrën.

Për dopietën e titujve, ai u ka vënë në dispozicion nga 2 milionë euro për kokë secilit prej 24 lojtarëve, përfshirë këtu edhe trajnerin Zinedin Zidane, për një total prej 50 milionë eurosh.

Ndërkohë, 3 milionë euro të tjera premio do të shkojnë për pjesën tjetër të ekipit, përfshirë edhe magazinierët, plus skuadrën B të Realit.
Sigal