Edi Reja i surprizon të gjithë, zbulohet formacioni ndaj Andorrës

510
Sigal

Ndonëse duhen edhe dy orë nga fillimi i ndeshjes ndaj Andorrës, trajneri Edy Reja duket se nuk ka më asnjë dyshim për formacionin që do të hedhë në fushë sonte në mbrëmje në “Elbasan Arena

Në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi mbrojtësi i Partizanit Lorenc Trashi.

Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Bekim Balaj do të jetë sulmuesi kryesor, i mbështetur nga Manaj.