Jamie Insall, futbollisti skocez i skuadrës së Hibernian ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në takimin e fundit. Lojtari është identifikuar si një përdorues i kokainës dhe për këtë arsye ndaj tij janë ndërmarrë masa të rrepta.
25-vjeçari është dënuar me 2 vite pezullim duke humbur shansin më të mirë të kapërcimit të nivele sepse po gëzonte një formë të mirë edhe për shkak të moshës.
“Pa marrë parasysh se si ka arritur atje, çdo atlet është përgjegjës vetëm për atë që është në sistemin e tyre dhe duhet t’i përmbahet parimit të përgjegjësisë së rreptë.”, thuhet në reagimin e bordit antidoping të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai tani është pezulluar nga e gjithë sportet deri më 30 mars 2019.
