Messi mund ta rinovojë kontratë dhe ta mbyllë karrierën në Barça, thotë Rivaldo

189

Rivaldo beson dhe shpreson që Messi të qëndrojë edhe më gjatë në Barcelonë. Ai beson se 33-vjeçari mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare.

Ishte i vendosur që të largohet.

Leo Messi në gusht i dërgoi ‘burofax’ Barcelonës duke e bërë zyrtare dëshirën e tij për t’u larguar dhe për të provuar një aventurë të re.

Por, Barcelona ia bëri të vështirë dhe luftoi deri në fund për ta mbajtur dhe ia arriti atij qëllimi.

Të shumtë mendojnë se do të jetë vetëm për këtë sezon, pasi në vitin 2021, ai mund të largohet si lojtar i lirë.

Megjithatë, legjenda e Barcelonës, Rivaldo, thotë se deri në qershor shumë gjëra mund të ndodhin dhe nga dëshira për t’u larguar, Messi mund të rinovojë kontratën për të qëndruar sa më gjatë në ‘Camp Nou’.

“Shumë gjëra mund të ndodhin këtë sezon. Barcelona do të nisë një jetë të re me trajnerin Ronaldo Koeman dhe zgjedhjet për president do të mbahen në mars”, u shpreh Rivaldo.

“Messi kritikoi presidentin aktual Josep Bartomeu, kështu që nëse një president i ri zgjidhet në mars, ndoshta Messi do të vendosë të qëndrojë”.

“Jeta e Messit është në Barcelonë, familja e tij është e lumtur dhe fansat kanë shumë dashuri për të. Ka arsye që të qëndrojë dhe ndoshta me presidentin e ri, që e kupton Messin duhet dhe mundet që ta bindë atë se klubi po shkon në drejtimin e duhur, mund ta bindë për të vazhduar kontratën”.

“Ai e do Barcelonën, dhe në ditët e sotme lojtarët janë të përgatitur dhe mund të zgjasin karrierën duke luajtur në nivele të larta, kështu që e shoh Messin duke luajtur deri në moshën 38-vjeçare”.