Pep Guardiola: Reali është mbreti i Evropës

458
Sigal

Trajneri i Machester City, Pep Guardiola, foli mbi përballjen ndaj Real Madrid në 1/8 e Champions League.

Sipas tij, madrilenët janë një ekip me më shumë eksperiencë sesa skuadra angleze, por shtoi se ka besim që futbollistët e tij do të zhvillojnë dy ndeshje shumë të mira.

“Real Madrid është mbreti i këtij kompeticioni. Ka më shumë eksperiencë sesa ne në këto situata. Ne do të përpiqemi të luajmë sa më mirë të mundemi. Kam besim te skuadra ime dhe mendoj se do të bëjmë dy ndeshje të mira. Do të vuajmë”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll pati fjalë të mira edhe për kolegun e tij, Zinedine Zidane: “Kur ika nga Barcelona, doja të luaja te Juventusi me të, por nuk ishte e thënë. Kam folur 3-4 herë me të, është njeri i jashtëzakonshëm. Është shumë gjë e mirë që futbolli ka njerëz të tillë”.