Pas shkarkimit të Brdaric, zbulohet cili do jetë në krye të Vllaznisë

148
Sigal

Klubi shkodran i Vllaznisë ka njoftuar se tekniku gjerman, Thomas Brdariç nuk do të jetë më pjesë e klubit. Vllaznia ka vendosur të shkarkojë Brdariç dhe në vend të tij do të jetë Elvis Plori.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.

Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!