Pas festës me Shampanjë, Solskjaer pëfundon tek pastrimi kimik

329
Sigal

E shkuara, e tashmja, e ardhmja: historia e “djajve” e përmbledhur në një çast të vetëm, që feston përmbysjen e jashtëzakonshme pas humbjes 2-0 në “Old Trafford” në ndeshjen e vajtjes.

Një dopietë e Lukakut, goli me penallti i Rashfordit në 94′ dhe me 10 lojtarë të dëmtuar dhe pezulluar, e dërguan Junajtid në 8 skuadrat më të forta të Europës. Dhe Solskjaer prenotoi në Paris atë që pritet të jetë konfirmimi i statusit, nga trajneri provizor, në menaxherin e përhershëm.

Firma në kontratën e norvegjezit është çështje ditësh, për të mos thënë  orësh. “Kryevepra e radhës së ‘djajve të kuq’, skuadrës që mund të zhgënjejë, por që nuk vdes kurrë”, ishte një nga titujt e shtypit britanik. “Magnifique” (madhështore), shkruante në frëngjisht “The Times”, ndërsa analiza brenda thoshte: “Solskjaer e meritoi në fushë konfirmimin”.

“Mrekulli në Paris”, ishte titulli i “Telegraph”, ndërsa “Mirror” e festonte kështu golin vendimtar të Markus Rashfordit: “Marc de triomphe”.

Por dita e enjte, e cila ishte pushim për skuadrën pas kthimit në Mançester, e ktheu në rutinën e përditshme norvegjezin, i cili u fotografua teksa dërgonte në pastrim kimik xhaketën e tij. “Po pastron pikat e shampanjës”, komentonin tabloidet. Euforia zero, thjeshtësia 100%. Edhe për këtë arsye, Mançesteri ka rënë në dashuri me “vrasësin me fytyrë engjëllore”.