Partizani-Tirana, 68 vjet histori urrejtjeje pa fund

545
Sigal

Në 137 ndeshje të luajtura, të kuqtë kanë regjistruar 54 fitore, ndërsa bardheblutë 43. 40 barazime

Sot, “Qemal Stafa” do të ofrojë spektaklin e shumëpritur të futbollit shqiptar, një nga më të bujshmit e historisë sonë. Derbi i madh i kryeqytetit, Partizani-Tirana, konsiderohet mitik në Shqipëri, pasi përballen midis tyre dy nga skuadrat më të famshme në vendin tonë, e që së bashku kanë shkruar faqet më të lavdishme të historisë së futbollit, qysh kur skuadrat u ndeshën për herë të parë në mars të vitit 1947, me Partizanin që fitoi me rezultatin 4-2, ndërkohë që po atë kampionat (i 10-ti për nga radha), Partizani fitoi 8-0, duke regjistruar edhe fitoren me të thellë në 137 ndeshje të luajtura midis tyre. Një rekord unik!

Në sezonin 1985-1986, Tirana arriti një fitore historike ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 7-3, ndeshje kjo që ka mbetur në memorien e tifozëve të futbollit si një nga sfidat me spektakolare të zhvilluar mes dy ekipeve kryeqytetase.

Skuadrat dhe tifozeritë e tyre kanë një rivalitet dhe urrejtje të pashembullt midis tyre, duke krijuar edhe një atmosferë madhështore në dy impiantet e kryeqytetit, “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi”. Në 68 vjet histori të derbit Partizani-Tirana, janë luajtur 137 ndeshje, me të kuqtë vijojnë të jenë dominues në statistika me 54 fitore, 40 barazime dhe 43 humbje. Gjithsesi, bardheblutë kanë fituar 24 tituj kampionë, 9 më shumë se të kuqtë, që janë në shifrën e 15 titujve.

Trajnerët

Në derbin e parë të kryeqytetit, pra atë të fazës së parë në bankinë ishin Hasan Lika, për Partizanin dhe Nevil Dede për Tiranën. Partizani fitoi 1-0 me golin e Demirit. Në derbin e dytë, trajnerë ishin Hasan Lika (Partizani) dhe Gugash Magani (Tirana). Tiran fitoi 1-0 me golin e brazilianit Gilberto. Tani në derbin e tretë, ballë për ballë do të jenë: portugezi Marcio Sampaio (Partizani) dhe Gugash Magani (Tirana). Ia vlen të kujtojmë se, peqinasi Gugash Magani ka luajtur me fanellën e Partizanit në sezonin 1998-1999. “Tirana e fiton derbi sepse është skuadër më e mirë se Partizani”, – tha Magani gjatë konferencës për shtyp. Trajneri i Tiranës tha se, në rast suksesi, skuadra e tij do ta ketë siguruar me 70% mbijetesën.

“E kam përgatitur faktikisht skuadrën, për motivim nuk ka qenë e nevojshme sepse vetë emri i kundërshtarit motivon skuadrën. Derbin në shkallët e stadiumit jam i sigurt që e fitojnë tifozët e Tironës sepse në kryeqytet ka më shumë mbështetës të bardhebluve”. Në deklaratat e tij, trajneri i Partizanit, Marcio Sampaio, tha se skuadra e tij është përgatitur seriozisht për ta fituar ndeshjen me Tiranën, për të marrë edhe revanshin për atë humbje 1-0 që solli edhe shkarkimin e Hasan Likës.

81 trofe

Partizani-Tirana do të “sjellë” në “Qemal Stafa”, as më pak dhe as më shumë, por 81 trofe të fituara nga të dyja skuadrat së bashku: 39 tituj kampionë, 30 Kupa dhe 12 Superkupa të Shqipërisë. Partizani vërtet ka fituar 15 tituj kampionë, ndërsa Tirana 24, por bardheblutë i kanë fituar shtatë kampionate para Luftës së Dytë Botërore, të zhvilluara në vitet 1930-1937, teksa Partizani është themeluar në vitin 1946. Dy skuadrat e kanë fituar secila nga 15 herë Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që Tirana e ka fituar 10 herë Superkupën e Shqipërisë, ndërsa Partizani vetëm 2 herë. Gjithsesi, “Demat” kërkojnë të hakmerren ndaj Tiranës, me të cilën kurrë nuk kanë pasur raporte të mira, kjo edhe për të treguar supermacinë e tyre në kryeqytet. Në kampin e kuq mendojnë se ky është momenti i duhur, teksa edhe diferenca në pikë më Tiranën është për momentin +12.

KATEGORIA SUPERIORE

SEZONI 2013-2014

Tirana-Partizani 1-0

Partizani-Tirana 1-0

SEZONI 2008-2009

Tirana-Partizani 2-1

Partizani-Tirana 2-2

Partizani-Tirana 2-2

SEZONI 2007-2008

Partizani-Tirana 0-0

Tirana-Partizani 1-4

Partizani-Tirana 0-0

SEZONI 2006-2007

Partizani-Tirana 0-2

Tirana-Partizani 3-2

Tirana-Partizani 1-0

SEZONI 2005-2006

Tirana-Partizani 1-0

Partizani-Tirana 1-0

Tirana-Partizani 1-0

Partizani-Tirana 2-2

SEZONI 2004-2005

Partizani-Tirana 2-5

Tirana-Partizani 3-3

Partizani-Tirana 0-1

Tirana-Partizani 4-0

SEZONI 2003-2004

Partizani-Tirana 3-1

Tirana-Partizani 1-0

Partizani-Tirana 0-1

Tirana-Partizani 0-0

SEZONI 2002-2003

Tirana-Partizani 0-2

Partizani-Tirana 1-3

SEZONI 2001-2002

Partizani-Tirana 0-0

Tirana-Partizani 2-0

Rama-Basha, “duel” në Partizani-Tirana!

 Kryeministri Edi Rama pritet të jetë i pranishëm në stadium për të ndjekur derbin e kryeqytetit. Ftesën mësohet t’ia kenë bërë të kuqtë dhe Rama ka pranuar me kënaqësi. Kaq i është dashur Tiranës për t’u kundërpërgjigjur. Bardheblutë mësohet të kenë ftuar kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, Lulëzim Basha. Ai ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, por Tirana beson se nuk do të mungojë. Basha nuk ka qenë në stadium që prej majit të vitit 2012, kur bardheblutë festonin Kupën e Shqipërisë përballë Skënderbeut. Mbetet për t’u parë nëse do të pranojë ftesën e marrë për të ndjekur nga afër derbin Partizani-Tirana.

  “Tirona Fanatics”

 Derbi do të luhet dhe në tribunat e “Qemal Stafës”. Koreografi, spektakël, këngë, kore tifozësh, por dhe sharjet do t’ia shtojnë më shumë adrenalinën derbit. “Tirona Fanatics” ka qenë prezente dhe tepër aktive në ndeshjet e fundit të bardhebluve, pavarësisht ndonjë kontestimi.

  “Ultras Guerrils”

 Tifozët e njohur të Partizanit, “Ultras Guerrils” do të marshojnë të bashkuar nëpër rrugët e kryeqytetit, një marshim tradicional sipas tyre. Ata do të mblidhen te pallati i sportit “Asllan Rusi” nga ora 16:30 deri në orën 17:00. Më pas do të bëhet marshimi tradicional.

 Teuta gjen fitoren e parë pas tetë javësh

 Një gol i Hektor Idrizajt në minutën e 67-të i garantoi fitoren minimale 1-0 Teutës ndaj Besës, në ndeshjen hapëse të javës së 25-të të Kategorisë Superiore. Sulmuesi kryesor i Teutës, Daniel Xhafaj humbi një penallti në minutën e 39-të përballë portierit Geri Lika. Teuta luajti për më shumë se 10 minuta me një lojtar më pak, pasi Cyrbja, i futur në pjesën e dytë u dëmtua në kohën kur Biturku i kishte kryer të tria zëvendësimet e lejuara.

Teuta sulmoi fort dhe u pa disa herë pranë portës kavajase, me anë të Joelit, Xhafajt e Mancakut, ndërkohë që Besa u përgjigj me disa raste të Celhakës dhe Çollakut. Durrsakët rikthehen te fitorja pas tetë javësh, qysh kur ata kishin triumfuar 6-2 ndaj Lushnjës në javën e 17-të, ku spikati “pokeri” i famshëm i kubanezit Joel. Kjo është fitorja e parë e trajnerit Ilir Biturku që kur u ul në stolin durrsak, pas largimit të italianit Sorrentino. Me 36 pikët e grumbulluara në 25 javë, Teuta pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa kavajasit janë në vendin e 6-të, me 33 pikë. Të mërkurën, Teuta do të përballet me Kukësin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sot, Kukësi do të përballet me Flamurtarin, për kampionat.

 KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XXV

 

Dje, 21 mars

Teuta-Besa                1-0

Sot, 22 mars

Kukësi-Flamurtari     14:00

Partizani-Tirana         20:00

Nesër, 23 mars

Kastrioti-Lushnja      14:00

Laçi-Vllaznia             14:00

– Ndeshja Skënderbeu-Bylis nuk do të luhet, pasi skuadra ballshiote është përjashtuar nga Superliga. Skënderbeu e fiton takimin 3-0 në tavolinë

RENDITJA

1 Skënderbeu      24   +20 51

2 Laçi           24   +8   40

3 Partizani    24   +7   39

4 Kukësi             24   +0   37

5 Teuta         25   +4   36

6 Besa          25   +2   34

7 Flamurtari 24   +0   31

8 Tirana       24   -7    27

9 Vllaznia           24   -2    26

10 Bylis       24   -7    24

11 Kastrioti  24   -10  23

12 Lushnja          24   -15  23

* Flamurtari i janë zbritur tri pikë nga Komisioni i Disiplinës

* Bylisi është përjashtuar nga kampionati, duke zbritur një kategori më poshtë, në të Parën

KATEGORIA E PARË

JAVA XXII

 

Sot, 22 mars

Himara-Pogradeci

Albpetrol-Apolonia

Veleciku-Kamza

Butrinti-Elbasani

Tomori-Terbuni

Burreli-Luftëtari

Ada-Shkumbini

Nesër, 23 mars

Dinamo-Mamurrasi

Ndeshjet nisin duke filluar nga ora 15:00

RENDITJA

1 Elbasani           21   +12 45

2 Apolonia          21   +19 43

3 Tërbuni            21   +11 36

4 Dinamo            21   +9   35

5 Butrinti            21   +11 34

6 Tomori             21   +0   34

7 Shkumbini       21   +3   32

8 Pogradeci  21   +6   31

9 Luftëtari    21   -4    25

10 Burreli           21   -6    22

11 Ada         21   -13  22

12 Himara           21   -4    20

13 Albpetrol 21   -8    20

14 Veleçiku 21   -13  19

15 Kamza           21   -16  19

16 Mamurrasi     21   -7    18

Shaqiri–Januzaj, sfidë në Champions

 Dy prej talenteve më të mëdhenj shqiptar, Xherdan Shaqiri (Bajern Munih) dhe Adnan Januzaj (Mançester Junaitid) do të ndeshen me skuadrat e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Evropës në futboll, ky është shorti i hedhur në Nion të Zvicrës.

Shorti i Çerekfinaleve

LIGA E KAMPIONEVE

Mançester Jun.-Bajern Munih

Real Madrid-B.Dortmund

Barcelona-Atletiko Madrid

PSG-Çelsi

LIGA E EUROPËS

Alkmaar-Benfika

Lion-Juventus

Bazel-Valencia

Porto-Sevilja