Partizani nuk ndalet, firmos me mefushorin finlandez

387
Sigal

Partizani duket se i ka programuar goditjet e tij të merkatos në orët e fundit. Pas zyrtarizoi në fillim të muajit janar Hysenin, Jusufin, Dukën dhe Rexhepin, drejtuesit e kuq kishin lënë gjithçka tjetër për në dy ditët e fundit të merkatos.

Kështu pas zyrtarizimit të mbrojtësit të djathtë Kamzës, Hektor Idrizajt, ditën e djeshme, klubi i kuq ka njoftuar pak çaste më parë arritjen e marrëveshjes me 25-vjeçarin Kevin Mombilo.

Mombilo, me origjinë keniane, është aktivizuar me moshat e përfaqësueses së Finlandës, ndërsa në kampionat e vendit nordik, ka një eksperiencë të gjatë me ekipet kryesore të tij.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Kevin Mombilo. Mesfushori i djathtë ka nënshkruar sot kontratën me drejtuesit, e cila do të jetë e vlefshme deri në 2020. 25 vjeçari me origjinë nga Kongo dhe pasaportë finlandeze mbërrin tek të kuqtë pas eksperiencave pozitive në kampionatin Finlandez ku është aktivizuar te ekipet Inter Turku, PK-35 Vanta , Honka dhe së fundmi PS Kemi. Gjithashtu Mombilo ka qenë edhe kontingjent i ekipeve kombëtare të moshave të Finlandës,” shkruan klubi i kuq në njoftimin e tij.