Partizani nuk e diskuton fitoren Kastriotin, të kuqtë kapin kreun e Superiores

109
Sigal

Partizani ka triumfuar 4-1 në shtëpi ndaj Kastriotit duke i “rrëmbyer” kreun Tiranës.

Të kuqtë shkojnë në kuotën e 44 pikëve, po aq sa ka dhe Tirana por për shkak të ndeshjeve direkte Partizani renditet i pari.

Sa i përket golave, vendasit e zgjidhen ndeshjen që pjesën e parë duke realizuar 3 gola me Cara 35′, Massanga Matondo 40′, Selmani 45+, ndërsa Kastrioti kishte ngushtuar përkohësisht shifrat me Mihana 44′.

Ndërkohë, në pjesën e dytë Partizani shënoi dhe golin e e 4 me autor MbA 74′.

Në ndeshjen e radhës, Partizani luan në transfertë ndaj Teutës, ndërsa Kastrioti pret Lacin.