Partizani me mbrojtjen më të mirë në vitin 2019, e ndjek Laçi

547
Sigal

Partizani arriti të fitonte titullin kampion sezonin kampion, falë edhe një prapavije të vendosur në mënyrën më të mirë. Të Kuqtë janë mbrojtja më e mirë e kampionatit për vitin 2019-ën me vetëm 26 gola të pësuar. Laçi është skuadra e dytë pas Partizanit që ka pësuar më pak gola në këtë vit kalendarik, 32.

Në vendin e 3-të ndodhen së bashku Kukësi e Tirana me 33 gola. Blutë me Cuculin e Teqjen më herët dhe me Obanor e Teqjen në këtë sezon kanë treguar stabilitet, ndërsa bardheblutë përpos kritikave për mbrojtjen, ndodhen të tretët për të këtë vit 2019-ën për sa i përket golave të pësuar.

Teuta është e pozicionuar e pesta më 35 gola në pasiv, edhe pse në këtë sezon kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit. 44 gola ka pësuar Skënderbeu, që ka përjetuar luhatje të dukshme gjatë gjithë 2019-ës. Nuk ka surpriza në dy pozicionet e fundit, Luftëtari 47 gola në pasiv dhe pa diskutim Flamurtari i 1001 problemeve me 55 gola të pësuar në vitin 2019.

Renditja e mbrojtjes 2019

Partizani 26 gola

Laçi 32 gola

Kukësi 33 gola

Tirana 33 gola

Teuta 35 gola

Skënderbeu 44 gola

Luftëtari 47 gola

Flamurtari 55 gola