Partizani madhështor në Durrës, mposht Teutën dhe merr kryesimin e Superiores

173
Sigal

Partizani ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-1, ndaj Teutës, në supersfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”. Fitore e madhe për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e cila ka marrë kryesimin e kampionatit 2 javë para fundit. Vendosi goli i Eraldo Çinarit në minutën e 24-t.

Në rast se të kuqtë, dalin me pikë të barabarta me durrsakët, janë kryeqytetasit ata që shpallen kampion, për shkak të ndeshjeve direkte, ku 3 janë mbyllur në barazim dhe 1 herë ka triumfuar Partizani.

Vlen të theksohet fakti se në lojë për titullin ka hyrë edhe Laçi. Sfida e radhës mes Partizanit dhe Vllaznisë do të jetë një finale e vërtetë për sa i përket kampionatit.

Goli i Çinarit 0-1 :