Përmbyset traktori në Gramsh, humb jetën 61-vjeçari

242
Sigal

Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti që pësoi me traktor në Gramsh.

Burimet paraprake tregojnë se shtetasi me inicialet F. Z., nga fshati Skenderbegas humbi kontrollin e mjetit të tij bujqësor, ndërsa po kthehej në shtëpi.

Mësohet se viktima sapo e kishte rregulluar traktorin.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur situatën.