Përplasja me armë në Fier/ Dëshmia e banorit: Kemi frikë mos na vrasin, jemi bërë për të ikur që këtu

250
Sigal

Në lidhje me ngjarjen në Cakran të Fierit, ku pati një shkëmbim armësh mes policisë dhe një kultivuesi droge, mediat kanë siguruar dëshmi nga banorët e zonës.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur 29-vjeçari nga Patosi Greseld Shpataraku.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë folur me mediat.

Në dëshminë e tij, banori tha se ndiheshin të rrezikuar për jetën me këto ngjarje që ndodhin.

“Nuk kam dëgjuar të shtëna se kam qenë me dhënë. Kur vij, shoh policinë këtu dhe e mora vesh. Është gjetur vjet lëndë narkotike. Shumë të rrezikuar ndihemi, na është bërë që të ikim që këtu, se rrugë tjetër s’ka.

Me frikë se ai të vret. S’kemi denoncuar gjë, se s’po na del njeri përballë. Jo s’kemi denoncuar. Lëvizje ka, por nuk i njohim. Se mos të flet me gojë ai që kalon”, tha ai.