Petrit Vasili: Hapja e kutive të Beratit i nxorri “bojën” totalisht masakrës zgjedhore të 25 prillit!

215
Sigal

Pasi u publikimit të dokumentit ku tregohet se 19 persona në Qarkun e Beratit kanë votuar 53 herë ka ardhur dhe reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili thotë se hapja e kutive të Beratit i nxorri totalisht “bojën”, masakrës zgjedhore të 25 prillit.

“Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë, dhe nga hapja e sotme e kutive, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithë procesin”,- është shprehur më tej Vasili, në reagimin e tij, të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Reagimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Dhjetra raste të votimit të shumëfishtë!

19 persona kanë votuar 53 herë kjo është konstatuar vetëm në disa kuti të hapura të Beratit.

Skandal, KQZ fut duart në kutitë e materialeve zgjedhore. Fut nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materialeve zgjedhore.

Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë, dhe nga hapja e sotme e kutive, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithë procesin.

Në kutitë e materialeve që u hapën nga vetë KQZ, shënohet qartë që mungojnë raporti dhe kuponat PEI, ndërkohë, nga persona të KQZ janë futur në listën e materialeve dokumente të cilat nuk ndodheshin në kuti duke shkatërruar totalisht procesin!

Masakrën zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

Denoncimi dhe çmontimi i masakrës zgjedhore mafioze mision i shenjtë dhe pa kthim!