Partizani ka bërë golin e dytë në minutën e ’92-të, me anë të Mehsa, vetëm 1 minutë pasi Florent Hasani ka barazuar rezultatin e derbit kryeqytetas në minutën e ’91 në “Air Albania”.
Goli i barazimit erdhi vetëm 13 minuta pasi Partizani kaloi në avantazh ndaj Tiranës, në derbin e kryeqytetit që po luhet në stadiumin “Air Albania”.
Në minutën e 77-të, ishte Maguette, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim nga goditja e këndit, duke gjuajtur me kokë për ta ndalur në fundin e rrjetës.
Partizani dhe Tirana po përballen me njëra-tjetrën në kryeqytet, në derbin që po luhet në “Air Albania”. Ky takim vlen për kampionatin dhe vjen pikërisht në javët e para.
Të dyja skuadrat po luajnë me më të mirët, përderisa bëhet fjalë për një “betejë” të rëndësishme. Një sfidë më vete mbetet ajo në tribuna. “Guerrils” dhe “Tirona Fanatics” do kenë ndeshjen e tyre, ku me siguri nuk do mungojë atmosfera dhe banderolat.
Deri më tani, bardheblutë kanë grumbulluar 13 pikë dhe renditen në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, të kuqtë janë në vendin e pestë me 11 pikë.