Çfarë ndodhi në stadiumin “Air Albania”? Hiqet një pjesë e banderolës pas porte

256
Sigal

Shqipëria luajti sot me Anglinë duke u mundur 0-2 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Qatar 2022”

Në prag të kësaj ndeshje, në pamundësi për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “TKZ”, kanë shpalosur një banderolë pas portës, ku shfaqeshin 5 heronj kombëtar, teksa mbi ta shkruhej: “Sytë dhe zemrën te ju!”

Në banderolën e vendosur, një ndër heronjtë kombëtar, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili ndodhej në krahun e majtë të banderolës. Megjithatë, pak para ndeshjes, pjesa ku ndodhej Adem Jashari është hequr, teksa me shumë mundësi, kjo është urdhëruar nga UEFA dhe përfaqësuesit që ndodhen në stadium.