Partizani-Egnatia, beteja e titullit! Ja sa tifozë do të jenë të pranishëm në stadium

30
Sigal

Partizani-Egnatia është finalja e madhe e cila do të përcaktojë titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Ndeshja që vendos fatet e sezonit do të luhet te stadiumi “Air Albania” dhe nis në orën 19:00.

Mbi 10 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për këtë takim. Interesimi për bileta po shtohet, ndërsa kanë mbetur dhe pak orë nga fillimi.

Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat jo vetëm për titullin, por edhe për përfitimet financiare, ku janë në lojë 100.000 euro.

Do të vendoset edhe se cila skuadër do të jetë pjesëmarrëse në aktivitetin më të madh të klubeve në Europë, Champions League.

Të dyja skuadrat e mbyllën kampionatin e rregullt me pikë të barabarta (63). Në gjysmëfinalen e “Final 4”, Partizani eleminoi Skënderbeun dhe Egnatia ia doli kundër Vllaznisë.