Nuk kishin dokumente, Policia bllokon 2 Jet Ski dhe gjobit pronarët e tyre

21
Sigal

2 Jet Ski janë bllokuar nga policia kufitare gjatë  jë kontrolli rutinë në bregdetin e Durrësit, asi dy objektet lundruese, nuk ishin nuk kishte dokumentacion

Po ashtu janë ndëshkuar edhe drejtuesit e mjeteve lundruese, me një gjobë prej 10 mijë lekë të rinj secili.

“Në zbatim të planit të masave, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë nisur kontrollet intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe lumore, për verifikimin e  dokumentacionit të mjeteve lundruese.

Si rezultat i kontrolleve në Durrës, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë konstatuar 2 mjete lundruese argëtimi Jet Ski. Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se asnjëri prej mjeteve lundruese nuk kishte dokumentacion dhe për këtë arsye Policia Kufitare ka bërë bllokimin e të 2 mjeteve lundruese, si dhe ka ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, secilin nga drejtuesit e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare.