Paolo Tramezzani trajneri i ardhshëm i kombëtares? Duka: Kurrë mos thuaj kurrë!

535
Gianni De Biasi nuk është më trajneri i kombëtares shqiptare. Ai sot dha dorëheqjen nga stoli i drejtimit të përfaqësues sonë, dhe për këtë Presidenti i FSHF Armando Duka duhet të vihet në kërkim të një trajneri tjetër.
Sa i perket trajnerit të ardhshëm të kombetares shqiptare, Duka u shpreh se nje kandidat mund të jetë edhe Paolo Tramezzani.

“Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Tramezzani e njeh mirë kombëtaren tonë,” iu përgjigj De Biasi pyetjes së gazetarëve.

Tramezzani për gati 5 vite ka qenë zëvedesi i De Biazit në skuadrën kuqezi dhe një nga njerëzit më të besuar të tij. Tramezzani aktualisht është pa skuader, pasi u largua nga skuadra e kampionatit zvicerian Lugano.
Sigal