Oliver Kahn: Situata nuk ka ndryshuar, Lewandowski duhet të paraqitet në stërvitje

58
Sigal

Nuk ka marrë fund telenovela “Lewandowski” që pritet të konsumojë një seri të re edhe më interesante. Sulmuesi aktualisht me pushime, nuk dëshiron të vahdojë karrierën në Mynih por presidenti bavarez, Oliver Kahn është i qartë.

Në një intervistë dhënë për mediat gjermane, ish-portieri shprehet se sulmuesi polak, ende nën kontratë me kampionët e Gjermanisë, duhet të paraqitet në grumbullim për fazën përgatitore

“Lewandowski ka kontratë edhe për një vit me ne prandaj presim ta shikojmë që në ditën e parë të stërvitjes me skuadrën. Situata nuk ka ndryshuar”.

Shumë i qartë në deklaratën e tij Kahn që pason atë të Hasan Salihamidzic, i cili bëri të njëjtën kërkesë për 33-vjeçarin pak orë më parë.