Numra të frikshëm, shikoni sa gola realizon Mesi prej 15 vitesh

251
Sigal

Lionel Mesi po vazhdon legjendën e tij. Pasi theu çdo rekord të mundshëm në futboll që dukej i pathyeshëm, argjentinasi përmirëson statistikat e tij nga sezoni në sezon. Këtë herë ka arritur një rekord të vogël, por shumë domethënës.

Me golin e shënuar në fushën e Rajo Vajekanos, i cili shërbeu për ta barazuar ndeshjen momentalisht, Mesi arriti në shifrën 15 gola në sezon. Diçka që duket se është normale që prej vitit 2007. Lionel Mesi ka shënuar në 15 sezone radhazi të paktën 15 gola. Jemi vetëm në gjysmën e kompeticioneve dhe Barcelona vazhdon të jetë ende prezente.

Kjo do të thotë që Mesi mund të përmirësojë akoma më shumë shifrat dhe të vendosë rekorde të tjera. Ai shfaqet gjithmonë në momentet e vështira dhe në më pak se një muaj, Barça ka nevojë për të. Do të luajë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së për të kërkuar kualifikimin në çerekfinale.

Me golin që shënoi ndaj Rajo Vajekanos, Mesi u shndërrua në goleadorin e katërt në historinë e këtij kompeticioni dhe sigurisht objektivi i tij është rritja në këtë klasifikim.

Në sezonin 2006- 2007 arriti të shënonte 17 gola dhe e ruajti këtë nivel të lartë realizueshmërie. Ecuria më pozitive e Leos ka qenë në sezonin 2011-2012 kur arriti të thyente rekorde dhe të shihte portën kundërshtare në 73 raste. Nëse do të dyfishojë golat për këtë sezon, ai do të arrijë 13 vite radhazi me 30 gola. Barcelona e ka festuar këtë ecuri të “Pleshtit” në rrjetet sociale dhe premton që deri në fundin e sezonit mund të vijnë të tjerë gola.