I ndëshkoi dje me 2 gola e 2 asist, Monchi shpjegon pse Roma e shiti Salah

552
Monchi foli në mikrofonat e “El Transistor” në “Onda Cero” dhe “Radio MARCA”. Drejtori sportiv i Romës shpjegoi se pse ata duhej ta shisnin Salah dhe thanë se nuk do të dorëzoheshin për finalen e Ligës së Kampionëve, duke shpresuar te përmbysja në kthim me Liverpool.
“Ne duhej ta shisnim Salah para 30 qershorit, për të përmbushur kontrollin financiar të UEFA-s. Nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse ai donte të largohej dhe ishim të detyruar ta shisnim për pak më shumë se 42 milionë euro. Një tjetër përmbysje në Romë, si ndaj Barcelonës? Ne ishim të vdekur, por dy golat në fund na lanë gjallë. Përmbysëm një herë, duhet të provojmë përsëri”.
Sigal