Nuk ndalet Izmir Smajlaj thyen një tjetër rekord

657
Sigal

Me plot gojën mund të themi se është një nga më të talentuarit  në kërcim së gjati.

Në një video të postuar nga nga ish-kampioni për salla të mbyllura duket momenti kur ai arrin gjatësin prej 8.11 metrash,duke thyer  rekordin e tij personal që përkon dhe me atë kombëtarë.

Ai i falenderojë të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë që ai të fluturonte dhe njëherë mbi pistë. “Dua t’iu falënderoj të gjithëve, familjen time, trajnerin z. Gjergj Ruli, miqtë e mi, tifozët e zjarrtë, Bashkia Tirane dhe Klubin Sportiv Tirana. Mbështetja dhe emocioni që përjetova në stadiumin e vendlindjes sime në Shkodër, më ndihmuan të fluturoj mbi pistë duke nderuar sërish Shqipërinë.  Shihemi se shpejti… në rekorde të tjera!”, shkruan kampioni shqiptar në faqen e tij në Facebook.