Sporti/ Kupa e Shqipërisë. Presidenti Agim Çiraku: Kupa e Shqipërisë brenda pritshmërive tona. U thyen 17 rekorde kombëtare, 11 në ditën e dytë. Të dielën garat me veteranët e notit në Sarandë

2109
Sigal

Presidenti Çiraku: Kupa Shqipërisë brenda pritshmërive tona…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, jo vetëm që ka uruar dhe premiuar sportistët fitues, rekordmenët apo dhe ekipet fituese të Kupës së Shqipërisë, por mbi të gjitha ka mbetur i kënaqur me gjithçka që prodhoi aktiviteti i dytë më i rëndësishëm i notit shqiptar. Jo më kot, në përfundim të Kupës së Shqipërisë, Çiraku ka falënderuar gjyqtarët, pa thënë, që dreka me trajnerët e arbitrat ka shtuar dhe më tepër entuziasmin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në të mirë të notit shqiptar. Për mua – thotë Çiraku – gjithçka ishte perfekte. Rekordet nuk munguan, paraqitjet e mira nuk munguan. Sigurisht që u dalluan Kledi Kadiu dhe Sara Dande, por dhe notarë të tjerë dhanë shenja pozitive. Dhe kjo më kënaq, sepse vë re që do të kemi të ardhme me brezat e atyre notarëve që sot janë fëmijë. Nuk ka më mirë kur thyhen rekordet që për fëmijë, sepse mësohen me garat, me pishinën dhe me arritjen apo mosarritjet e trofeve. Garat janë gara dhe unë jam i bindur që në vazhdim do të kemi të tjera emocione prej këtyre notarëve, por dhe të tjerë që do të vazhdojnë sportin e ujit. E them dhe një herë me bindje, Kupa e Shqipërisë ishte brenda pritshmërive tona. Ndaj jam më shumë se sa i kënaqur”, ka përfunduar në prononcimin e tij për gazetën “Telegraf”, presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku.

Tashmë gjithçka do të jetë për garat kombëtare dhe ndërkombëtare dimërore të notit.

TEUTA DHE STELA, FITUESIT E KUPËS DANDE DHE KADIU, MË TË MIRËT E AKTIVITETI

17 rekorde kombëtare, 11 në ditën e dytë, çka sjell një pjellori maksimale të përmirësimit të rezultateve në veprimtarinë e fundit kombëtare

Teuta dhe Stela, ashtu sikurse ishte konfirmuar që paraditen e ditës së dytë të garave, ishin fituesit e Kupës së Shqipërisë. Një veprimtari, e cila është mbyllur të martën pasdite, ndërsa Kledi Kadiu, me shumë meritë, por dhe Sara Dande janë sportistët më të mirë të aktivitetit. Ajo çfarë duhet vlerësuar është numri i rekordeve, që ka shkuar në 17, ndërsa janë plot 11 vetëm në ditën e dytë. Rekordi i parë është vendosur në stafetën 4×100 metra miks nga Stela për të rritura e të reja me kohën e re 5’07”69. Madje është rekord edhe për fëmijë, Kategoria A. Më pas, po për fëmijë Kategoria A, Alessandro Muka i Teutës do të vendoste rekord në 800 metra stil i lirë me kohën e re 9’27”56. Duke vijuar përsëri me fëmijët, këtë herë në Kategorinë C, Julia Xhako e Tiranës në 100 metra stil i lirë do të fiksonte kohën e re 1’11”63. Si pushtuesi i rekordeve kombëtare në këtë Kupë të Shqipërisë mund të konsiderohet Zhuljano Lavdaniti i Valës, që ka përmirësuar tre rekorde në Kupën e Shqipërisë. Dhe këtë gjë e ka bërë edhe në 200 metra shpinë me kohën e re 2’16”21. Eagles në stafetën 4×100 metra miks do të vendoste rekord për të rritur me kohën 4’19”29. Po kështu do të bënte Teuta për të rinj në stafetën 4×100 metra miks për të rinj me kohën 4’13”72. 1500 metra stil i lirë për të rritur është e Sara Dandes, që me kohën 19’04”59 vendos rekord të ri kombëtar. Dhe me rekord Kupën e Shqipërisë do ta mbyllte Alessandro Muka, që në 1500 metra, kategoria A për fëmijë, do të fiksonte kohën e re 18’24”84. Ndaj Kupa e Shqipërisë, me 11 rekorde kombëtare, është një sukses më vete për Federatën Shqiptare të Notit dhe presidentin e saj Agim Çiraku.

REZULTATET TEKNIKE TË DITËS SË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË

MESHKUJ

50 M STIL I LIRË                             DALVI ELEZI (TEUTA)                  25”78

100 M STIL I LIRË                 KLEDI KADIU (TEUTA)                 52”22

800 M STIL I LIRË                 ALESSANDRO MUKA (TEUTA)   9’27”56

1500 M STIL I LIRË               ALESSANDRO MUKA (TEUTA)   18’04”84

100 M BRETKOSË                KLEDI KADIU (TEUTA)                 1’05”22

200 M BRETKOSË                KLEDI KADIU (TEUTA)                 2’27”28

200 M SHPINË                       ZHULJAN LAVDANITI (VALA)    2’16”21

200 M DELFIN                       RONALDO SERJANI (BUTRINTI) 2’19”56

SI EKIP: TEUTA 288 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: KLEDI KADIU (TEUTA) 1373 PIKË FINALE FEMRA

400 M STIL I LIRË                 KALTRA MEÇE (STELA)               4’57”80

1500 M STIL I LIRË               SARA DANDE (STELA)                 19’04”59

100 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      1’24”63

200 M BRETKOSË                TELMA HARSHOVA (STELA)      3’00”81

50 M SHPINË                         JONA THOMAI (STELA)                35”47

100 M SHPINË                       JONA THOMAI (STELA)                1’17”19

50 M DELFIN                         ELISA KAÇURRI (STELA)             34”53

100 M DELFIN                       JULIA XHAKA (TIRANA)              1’29”28

4×100 M MIKS                       STELA                                              5’07”69

4X100 M STIL I LIRË            STELA                                              4’37”59

SI EKIP: STELA 231 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: SARA DANDE (STELA) 1040 PIKË FINALE