Klubi i Vitit për Meshkuj, nga Barcelona te Botafogo kryesues
Nga PSG-ja te Barcelona, njihuni me nominimet për “Klubin e Vitit për Meshkuj”
PSG-ja është skuadra që e mbylli me më shumë trofe sezonin e shkuar. Por edhe Barcelona nuk mbetet pas, me Hansi Flik që e ringjalli. Çelsi fitoi Ligën e Konferencës dhe Botërorin e Klubeve, ndërsa Botafogo ishte ekipi surprizë i turneut të verës. Liverpuli i drejtuar nga Arne Slot fitoi Premier Ligën. Këto 5 klube janë të nominuara për “Klubin e Vitit për Meshkuj”.
LISTA E KRYESUESVE
Barcelona / La Liga – Spanjë
Botafogo / Seria A – Brazil
Çelsi / Premierliga – Angli
Liverpul / Premierliga – Angli
PSG / Liga 1 – Francë
Luis Enrike më afër çmimit për trofeun “Krujf” për trajnerë
France Football ka zbuluar gjithashtu pesë kandidatët për Trofeun prestigjioz Krujf, i cili i jepet trajnerit më të mirë të sezonit 2024/2025. Vitin e kaluar, çmimi i shkoi Karlo Ançelotit, por padyshim fituesi i këtij viti do të jetë Luis Enrike. Por konkurrenca është e fortë: midis kandidatëve janë Arne Slot, fitues i Premier Ligës me Liverpulin, dhe Enco Mareska që triumfoi në Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për Klube me Çelsin. Në garë janë Hansi Flik, protagonisti i tripletës vendëse me Barcelonën (La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës), dhe Antonio Konte, i aftë ta rikthejë Napolin në titullin e Serie A.
LISTA E KRYESUESVE
1.Luis Enrike – 55 vjeç/Spanja/PSG
2.Enco Mareska – 45 vjeç/Italia/Çelsi
3.Arne Slot – 46 vjeç/Holanda/Liverpul
4.Hansi Flik – 60 vjeç/Gjermania Barcelona
5.Antonio Konte – 56 vjeç/Italia/Napoli
Dembele dhe Jamal, kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”
Tetë futbollistë të PSG-së janë në garë për çmimin “Topi i Artë 2025”. Kryesori padyshim është Ousmane Dembele. Ndërsa nga Barcelona të nominuar janë Lamine Jamal, Rafinja, Levandovski dhe Pedri. Klubet italiane përfaqësojnë Denzel Dumfris dhe Lautaro Martinez për Interin, dhe Skot Mek Tominaj për Napolin. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të hënën, më 22 shtator, në Teatrin Chatelet në Paris.
LISTA E KRYESUESVE
1.Ousmane Dembele – 28 vjeç/ Francë/ PSG
2.Lamine Jamal – 18 vjeç/ Francë/ Barcelona
3.Vitinja – 25 vjeç/ Portugali/ PSG
4.Raphinja – 29 vjeç/ Brazil/ Barcelona
5.Mohamed Salah – 33 vjeç/ Egjypt/ Liverpul
Portieri i vitit “Yashin 2025”, Xhanluixhi Donaruma është favoriti
Donaruma shkëlqeu këtë sezon, portieri i Interit është gjithashtu midis finalistëve për trofeun e portierit më të mirë. Xhanluixhi Donaruma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të sezonit nga France Football. Gardiani i PSG-së, e përfundoi sezonin si protagonist absolut, duke kulmuar me fitoren në Ligën e Kampioneve dhe Ligue 1. Zomer, Kurtua dhe Oblak janë ndër të nominuarit e tjerë pasi shkëlqyen në performancat individuale edhe pse me Interin, Realin dhe Atletikon nuk fituan asnjë trofe sezonin e kaluar.
LISTA E KRYESUESVE
1.Alisson Beker – 33 vjeç/ Brazil/ Liverpul
2.Vassine Bounou – 34 vjeç/ Kanada/ Al Hilal
3.Lukas Shevalier – 23 vjeç/ Francë/ Lilë
4.Tibo Kurtua – 33 vjeç/ Belgjikë/ Real Madrid
5.Gigi Donaruma – 26 vjeç/ Itali/ PSG



















