Nga Totti te Luis Figo e Konte, ja VIP-at që do të jenë të pranishëm në Tiranë

109
Sigal

Mbrëmja e nesërme në “Air Albania” do të jetë një festë në kryeqytet, duke parë edhe masat e marra nga qeveria shqiptare, duke dekretuar edhe ditë pushimi për të gjithë administratën.

Finalja e Ligës së Konferencës duhet mbajtur mend në Shqipëri, por pa dyshim që këtë eveniment do ta nderojnë edhe shumë figura të tjera të rëndësishme, përveç pjesëtarëve të dy skuadrave finaliste.

Priten ndër figurat më të shquara të të gjitha rangjeve, ku spikasin legjenda e Romës, Françesko Toti apo edhe Luis Figo, Antonio Konte, Zibi Bonjek etj.

Ndërkohë, në “Air Albania” ka konfirmuar prezencën e tij edhe ish-kryeministri i Italisë, Masimo D’Alema, apo edhe kantautori i famshëm roman, Antonelo Venditi, një prej ultrasve më të spikatur të skuadrës verdhekuqe.