Nga pastrues te trajneri i Kupës së Botës! Kush është Herve Renard, trajneri i Arabisë Saudite, që tronditi Argjentinën

146
Sigal

Arabia Saudite arriti një fitore historike ndaj Argjentinës në Kupën e Botës Katar 2022 të martën, duke mposhtur njërin nga favoritët me rezultat 2-1 edhe pse ishte duke humbur pas pjesës së parë.

Por kush është çelësi pas fitores së tyre? Trajneri francez Herve Renard, i cili u bë trajner i Arabisë Saudite në 2019 dhe e shtyu skuadrën drejt një suksesi të paparë.

Trajektorja personale e Renardit ka qenë larg nga linearja. Ai si futbollist bëri karrierë me klube si Cannes, Stade de Vallauris dhe SC Draguignan, por një dëmtim i gjurit në vitin 1998 e shkatërroi karrierën e tij si lojtar.

Menjëherë pas kësaj, në moshën 30-vjeçare, ai u bë trajner i Draguignan SC, një ekip i vogël në Francën jugore.

Ai gjithashtu filloi të punojë si pastrues pas seancave të trajnimit dhe përfundimisht themeloi kompaninë e tij të pastrimit. Në ditët e tij të hershme si trajner, Kupa e Botës ishte ende një perspektivë shumë e largët për trajnerin aspirues.

“Ishte një ëndërr fëmijërie, që madje dukej e paimagjinueshme”, kishte thënë ai për AFP.

Në vitin 2004, Renard u përball me pengesa të tjera pasi qëndrimi i tij i shkurtër në Cambridge United – një ekip anglez i ligës së të ulët – përfundoi me shkarkim.

Megjithatë, fati i tij i keq do të përmbysej në vitet 2010. Pas vitesh pune për ekipe kombëtare dhe klube të ndryshme në të gjithë Afrikën dhe Azinë, ai udhëhoqi Zambinë dhe Bregun e Fildishtë drejt fitoreve në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitet 2012 dhe 2015.

Ai u bë trajneri i parë që fitoi trofeun dy herë me dy vende të ndryshme. Në korrik 2019, Renard kishte nënshkruar një marrëveshje për t’u bërë përzgjedhës i Arabisë Saudite, duke e çuar shtetin arab të Gjirit drejt fitores së tij të madhe kundër Argjentinës në Kupën e Botës 2022.

“Të gjithë yjet në qiell u rreshtuan për ne”,  u tha trajneri francez gazetarëve pas fitores së tij të martën.

Tani duke e parë që Polonia dhe Meksika luajtën pa gola dhe kanë nga një pikë, apetitet e sauditëve do të rriten për të kaluar grupin.