“Kapriçot” e motit, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari

128
Sigal

Temperaturat e ftohta dhe erërat e forta në Detin Adriatik kanë bërë që të shtyhet për disa orë lundrimi i dy trageteve të linjës Durrës-Bari. Autoritetet portuale theksojnë se nisja e tyre do të bëhet në varësi të kushteve atmosferike

Njoftimi mbi situatën :

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit(Itali) se nisja do të shtyhet me disa orë, për shkak të erës së fortë që është prezente në të dyja anët e Adriatikut. Në varësi të kushteve të motit dhe normalizimit të mëtejshëm, dy tragetet do të nisen për lundrim në orët e para të mëngjesit të nesërm, dt.23.11.2022.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe do tju informojmë në vijim për çdo zhvillim të nevojshëm.