Nevil Dede vendos largimin zyrtar nga Erzeni

525
Dje, ka marrë fund aventura e Nevil Dedes si trajner i Erzenit të Shijakut. Edhe pse ai ka bërë një punë mjaft të mirë në një periudhë të shkurtër te kjo skuadër, duke bërë mjaft ndryshime e duke arritur disa rezultate pozitive në miqësoret e janarit, ai largohet për shkak të largësisë me Tiranën. “Më duhet ta lë drejtimin e Erzenit me keqardhje. Kisha vetëm disa ditë që e kisha marrë drejtimin e kësaj skuadre dhe dëshiroja të jepja ndihmën time për më të mirën. Por e pashë se për mua është e pamundur ta përballoj largësinë dhe lëvizjen e përditshme nga Tirana në Shijak, duke mos pasur kohën e mjaftueshme për të realizuar impenjimet edhe si trajner i kombëtares U19 të femrave”, ka deklaruar dje Dede, ndërsa Erzeni rihyn në merkato për trajner.
Sigal