Zbardhet struktura e re e Arta Markut për Prokurorinë e Përgjithshme

567
Zbardhen detaje nga struktura e miratuar nga kryeprokurorja Arta Marku për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. 
Burimet bëjnë me dije se struktura e re do të përbëhet nga 4 drejtori. 
Konkretisht Drejtoria Gjyqësore, Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve, Drejtoria e marrëdhënieve me jashtë, dekriminalizimit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve dhe Drejtoria e Inspektimit.
Marku gjatë këtyre ditëve si kryeprokurore ka zhvilluar disa takime me vartësit e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërkohë që njëherësh ka marrë dhe disa vendime duke realizuar ndryshimet në disa prokurori në rrethe dhe institucionin qëndror.
Sigal