Drejtuesit e Romës të pakënaqur, “revolucioni” në verë i pashmangshëm

476
Roma prej disa vitesh është konfirmuar si forca e dytë e kampionatit italian, por gjithmonë nuk ka arritur të jetë asnjëherë konkurruese e denjë për Juventusin. Me humbjen e fundit në kampionat të dielën kundër Lacios, drejtuesve verdhekuq duket se iu ka sosur durimi dhe në verë “revulucioni” në skuadër duket të jetë i pashmangshëm.
Tashmë në “Trigoria” pritet ardhja e drejtorit të ri sportiv të skuadrës, Monchi, i cili duket se do të konfirmojë teorinë e “revolucionit” në skuadrën romane, raportojnë mediat italiane.
Ideja e krijuar është që Roma të ndërtohet rreth Allison, Fazio, De Rossi, Strootman e Perrotti, ndërkohë që Dzeko, Manolas, Nainggolan, e ndoshta edhe Salah mund t’i thonë lamturmirën skuadrës italiane.
Rudiger dhe Paredes janë dy futbollistë të tjerë, te të cilët drejtuesit e Romës do të kërkojnë që të vazhdojnë të besojnë, duke parë edhe moshën e tyre të re.
Sigurisht që te Roma do të ketë edhe blerje të reja, por lëvizjet në merkato do të varen nga pozicioni ku do të mbyllë sezonin sa i përket klasifikimit. Vendi i dytë në këtë moment merr një vlerë të madhë për verdhekuqtë.
Nëse ata dështojnë të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Champions League, atëherë drejtuesit e klubit do të jenë të detyruar të nxjerrin të tjerë futbollistë në merkaton e transferimeve. Synimi i Romës është sigurimi i futbollistëve të rinj, siç është sulmuesi i Sampdorias, Schick, ndërkohë që po vijon puna që të sigurohet edhe Kessie nga Atalanta.
Sigal