Në Madrid presin festë, Arsenali nuk ka humbur shpresën

Sfida më e rëndësishme gjysmëfinale e UEFA Europa Ligë, natyrisht që mbetet ajo që do të luhet në Madrit, mes Atletikos vendase e Arsenalit të Londrës. Një ballafaqim interesant, nisur nga barazimi 1-1 në takimin e parë në Londër, ku madrilenët shënuan 9 minuta para përfundimit të ndeshjes, ndaj të enjten pritet një sfidë që do të marrë gjithë vëmendjen e botës së futbollit. Ndërsa në Madrid mendojnë festën e finales, edhe pse nuk do të kenë në stol trajnerin Simeone, në Londër shpresat janë ende gjallë për kualifikimin. “Ne nuk mposhtemi në Madrid”, ka qenë kjo deklarata e shkurtër e Griezman, francezit që është sulmuesi numër një në këtë skuadër. Ndërsa në ndeshjet tjetër, Marseja ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Lionit, teksa në ndeshjen e parë e fitoi pastër 2-0 ndaj Salzburg. Madje për finalen që do të luhet pikërisht në stadiumin e Lionit në datën 16 maj 2018, pritëse do të jetë skuadra e këtij çifti, Salzburg-Marsejë.
Ndeshjet gjysmëfinale
Takimet e para
Datë 26 prill 2018
Arsenal-Atl. Madrid 1-1
Marsejë-Salzburg 2-0
Takimet e kthimit
Datë 3 maj 2018 
Atl. Madrid-Arsenal 21:05
Salzburg-Marsejë 21:05
Finalja, 16 maj 2018 në Lion
NOA