Në kampionatin turk pasimi bëhet i pamundur për shkak të shiut (VIDEO)

222
Sigal

Shirat e rrëmbyeshme kanë pushtuar thuajse gjithë Europën. Përjashtim nuk bën as Turqia, teksa kampionati në  këtë shtet ka filluar të ngjasojë me vendin tonë sa i përket terreneve.

Në takimin mes Alanyasporit dhe Sivasspor, pasimet mes futbollistëve në fushë ishin thuajse të pamundura për shkak të shiut të madhe që kishte pushtuar fushën e lojës. Ndeshja në fakt u shty nga dje për shkak të këtyre kushteve dhe u mbyll sot në favor të vendasve 3-1.