Netflix zbulon serialin më të suksesshëm ndonjëherë

453
BRIDGERTON (L to R) REGƒ-JEAN PAGE as SIMON BASSET and PHOEBE DYNEVOR as DAPHNE BRIDGERTON in episode 102 of BRIDGERTON Cr. LIAM DANIEL/NETFLIX © 2020
Sigal

Netflix pretendon se seriali më i suksesshëm i platformës është “Bridgerton”, një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800. Seriali është parë nga 82 milionë abonentë në 28 ditët e para të publikimit, tha Netflix përmes një deklarate për mediat të mërkurën. Kompania tha gjithashtu se seriali përbënte 10% të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Franca, India dhe Afrika e Jugut.

Netflix tha gjithashtu se tashmë ka më shumë se 200 milionë abonentë në të gjithë botën, 8,5 milionë të shtuar vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020, shifër që ka tejkaluar edhe planet e vetë kompanisë.