Ndombele e bën pushim me Moldavinë, gati për Shqipërinë të dielën

499
Sigal

Përfaqësuesja e Francës është përballur me shumë mungesa në këtë periudhë të vitit, pasi lojtarë kryesorë të saj janë dëmtuar e si rrjedhojë kanë munguar në grumbullimin e Didier Deshamp. Duke parë edhe situatën në grup, ky i fundit ka menduar që të mos rrezikojë me futbollistë që nuk janë në 100% e disa prej tyre do ta ndjekin nga pankina apo tribuna sfidën e mesjavës ndaj Moldavisë, për të luajtur vetëm në fundjavë kundër Shqipërisë kur të kenë rikuperuar.

Këtë e pranoi sot edhe mesfushori i Totenhem, Tangui Ndombele, i cili në konferencen për shtyp pranoi se po kalonte ende efektet e një dëmtimi të pësuar në kampionat me klubin e tij në fundjavë.

“Jam më mirë, kam bërë disa ekzaminime që treguan një dëmtim të lehtë si dhe pak lodhje muskulore, por është në rregull. Besoj se do të jem gati për të dielën, por të enjten do të jetë ndoshta shumë shpejt”, tha ai.