Ndihmësi i Rejës konfirmon debutimin e sulmuesit 26-vjeçar: Do na ndihmojë shumë

241
Sigal

Pas gati 2 vitesh pritjesh, duket se ka ardhur radha e sulmuesit Florian Kamberi, për të debutuar me Kombëtaren. Për shkak të problemeve burokratike dhe dëmtimi, edhe pse Kamberi ishte ftuar 2 vite më parë te Shqipëria, nuk mundi të aktivizohej.

26-vjeçari, i cili është pjesë e Hibernianit në Skoci, është thirrur nga trajneri Reja për 3 sfidat e muajit mars. Lajmin e ka konfirmuar zv.trajneri Porrni në një prononcim për mediat skoceze.

“Kemi pritur shumë gjatë për Florianin. Për herë të parë, u përpoqëm ta merrnim në Kombëtare përpara dy vitesh. Unë shkova në Skoci kur luante tek Hiberniani. Ai erdhi tek ne, por për shkak të një dëmtimi u rikthye në Skoci. Më vonë, si pasojë e COVID-19, nuk mund ta thërrisnim nga Zvicra, kur luante tek St Gallen. Më në fund, mund ta shohim Kamberin në fushë duke mbajtur fanellën e Shqipërisë.

Ai ka luajtur në çdo ndeshje dhe kjo gjë është positive si për ne dhe vetë Florianin. Na duhen futbollistë që janë në formë dhe luajnë 90 minuta. I kemi parë nga afër cilësitë e lojtarëve dhe kemi vëzhguar se Kamberi ofron diçka ndryshe. Ne besojmë se nëse ai luan ashtu si mendojmë ne, mund të na ndihmojë shumë të përmirësohemi. Trajneri dhe unë e kemi ndjekur për shumë vite dhe kemi pritshmëri të larta. Jam i sigurtë që lojtarët po mendojnë për Anglinë, por si fillim duhet të mposhtim Andorrën”,- deklaroi Sergio Porrini.