Zbulohen numrat që do të kenë PD, PS dhe LSI në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit

208
Sigal

Partia Demokratike do të jetë e pozicionuar në numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Numri u përcaktua nga shorti që u hodh sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rivalja e së djathtës, Partia Socialiste do të jetë e renditur e 12-ta, ndërsa LSI do të ketë numrin 6.

E para në listë do të jetë partia e Tom Doshit, PSD. Në vend të dytë do të jetë e renditur Partia Balli Kombëtar, më pas vjen Lëvizja Demokratike Shqiptare, Bindja Demokratike, etj.

Nisma Thurje, e cila garon për herë të parë në zgjedhje do të jetë e renditur në pozicionin e 7.