Ndeshje më të shkurtra se 90 minuta! Premier League me zgjidhje radikale

307
Sigal

Ndeshjet e Premier League në kohën e pandemisë, mund të jenë më të shkurtra se 90 minutat e rregullta në futboll. Shefi Ekzekutiv i FA, Gordon Taylor shpalosi idenë radikale që mund të shokojë tifozët e mund të riformatojë kontratat televizive,. E bashkë me to, mund të shkurtojë milionat e sponsorëve por kampionatin më të pasur e më të fortë të futbollit në planet.

Për tú përshtatur me protokollet e sigurisë dhe masat drastike që do të lejojnë rikthimin e futbollit pas krizës së tmerrshme të coronavirus, veç fushave neutral dhe shtimit të numrit të zëvendësimeve për lojtarët, do aplikohet dhe reduktimi i minutave, ide kontroverse por që po merr shumë mbështetje.

“Project Restart” vjen me një kosto dhe në Britaninë e Madhe e pranojnë këtë. “Duhet të presim e të shohim sesi do të zhvillohet situate me virusin, por unë po flas për të ardhmen, për protokollin që do dalë nga kjo” tha Taylor për rrjetin radiofonik, BBC Radio 4.

“Më shumë zëvendësime, pjesët do të jenë më pak se 45 minuta secila, do kemi stadium neutrale. Idealisht do ishte të mbanim integritetin e kompeticionit por tani kjo nuk është e mundur” tha Taylor.