Kurti: Edhe në kohë pandemie s’ndalen projektet për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës

334
Sigal

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama gjatë një takimi sot kanë diskutuar në lidhje me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e FSK-së.

Krahas kësaj, Kurti dhe Rama vendosën që gjeneral-brigade, Jeton Dreshaj të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për kryeministrin.

“Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.