Ndeshja me Spanjën, Panuçi: Do kisha nevojë për ilaçe po të thosha…

450
Një fitore me Lihtenshtejnin dhe një barazim me Maqedoninë, për trajnerin e skuadrës Kombëtare, Kristian Panuçi janë rezultate të mira që duhet të na bëjnë të shohim përpara.

E duke folur për të ardhmen ai u ndal tek sfida e radhës që kemi ndaj përfaqësueses së Spanjës, një sfidë e vështirë, kjo.

“Kundër Spanjës e dimë se është ndeshje e vështirë, jemi koshientë se është ndeshje shumë e vështirë. Të them të kundërtën do kisha nevojë për ilaçe. Kemi parë ndeshjen Francë Luksemburg, do vinte njeri bast edhe 10 euro për Luksemburgun? Jo. Por, historia na mëson se gjithçka ndodh. Ne do shkojmë në Spanjë për të kërkuar, për të qenë sa më të mirë”,- sqaroi ai.

“Kur je serioz më gjithçka dhe në fund humbet, ky është rregulli i futbollit, i jep dorën kundërshtarit dhe ikën në shtëpi. Por para se të humbasim duhet të provojmë”,- këshilloi Panuçi.
Sigal